
Kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK-ja, Ekrem Hyseni, është takuar me të rinjtë llapjan. Në takim, Hyseni u ka premtuar bursa për secilin student.
Hyseni ka shkruar:
Nuk mund të përmbyllej më mirë dita sesa me ata që janë e sotmja dhe e ardhmja e komunës sonë, të rinjtë!
Vendosmëria e përkushtimi i tyre është themeli i ndryshimit të madh që do të ndodhë në Podujevë, më 12 tetor!
Do trajtohen dinjitetshëm e do të marrin vendin e merituar në qeverisjen tonë pas 12 tetorit!
Para tyre, u zotova se do të ketë bursa për secilin student!
Për secilin do të krijojmë mundësi, hapësirë e trajtim të barabartë!
Investimi në ta është investim në të sotmen e të ardhmen e shoqërisë sonë!
Me një vullnet e përkrahje të tillë e bëjmë ndryshimin, e bëjmë zhvillimin!