
Kandidati për Kryetar të Podujevës nga LDK-ja, Ekrem Hyseni është pritur sonte në familjen e kandidatit për Asamble Komunale Ekrem Rrahmani, në Siboc.
Hyseni ka bërë të ditur se kanë bashkëbiseduar për kërkesat e banorëve të Sibocit, të cilat sipas tij, janë në funksion të përmirësimit të jetës së tyre, e të cilat në vazhdimësi janë injoruar nga pushteti në ikje.
Mbrëmjen e sontme, Hyseni e ka përmbyllur me takimin me banorët e Dumnicës së Poshtme, të cilët sipas tij, tashmë kishin vendosur për ndryshim.
“Mobilizimi e vullneti i qytetarëve tanë gjithandej Podujevës që ta ndëshkojnë pushtetin aktual, është themel jo vetëm i ndryshimit të pushtetit, por edhe i ndëshkimit të mendësisë qeverisëse me sjellje arrogante e injoruese”, ka shkruar Hyseni.
Ai tutje ka thënë se arroganca e injorimi, mashtrimi e diskriminimi do të marrin fund më 12 tetor!