Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevë, dr. Ekrem Hyseni, ka shpalosur programin e tij para qytetarëve llapjanë në qytet dhe në disa fshatra.
Në këto takime, Hyseni ka folur për objektivat e tij programore, në fokus të së cilit janë: menaxhimi efikas me pandeminë, reforma në sistemin shëndetësor dhe arsim dhe projektet zhvillimore që e bëjnë Podujevën moderne dhe gjenerojnë punësim.
Në takim me banorët e qytetit Hyseni ka promovuar dy projektet kyçe të programit të tij që janë; projekti i ngrohtorës dhe projekti për transformimin e parkut të pishave.
Ndërsa në fshatra, në fokus të prezantimit të tij ishin plani për infrastrukturë dhe për mbështetje të sektorit të bujqësisë dhe prodhintarisë.
Po ashtu, në këto takime, Hyseni ka prezantuar edhe projektin për ndërtimin e Qendrës miltifunkaionale që do të ofroj kushte më të mira për zhvillim të aktiviteteve për të rinjët llapjanë.