Hyseni: Qysh pashë neren prej 4 mijë aplikuesve, familjarët e komisionit ma t'mirtë?! Aksident - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hyseni: Qysh pashë neren prej 4 mijë aplikuesve, familjarët e komisionit ma t’mirtë?! Aksident

    Insajderi
    04 April 2022 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni ka reaguar për punësimet e familjarëve të afërt me partinë në pushtet  në Korporatën Energjetike të Kosovës.

    Në këtë konkurs kanë aplikuar rreth 4 mijë aplikues ku ndër ta janë zgjedhur vetëm 128. Nga kjo listë pas një hulumtimi të Gazetës Insajderi dalin dhjetëra emra që kanë lidhje familjare me Vetëvendosjen dhe anëtarët e komisionit që kanë qenë pjesë e KEK-ut.

    Për këto punësime, Hyseni ka thënë: Qysh pashe neren prej 4 mije aplikuesve, familjaret e komisionit ma t’mirte?! Aksident. Edhe motra e Xhelalit. Vec nje shpjegim eshte: partia edhe familja jane kritere.

    Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka shkruar se ësthë duke pritur se çfarë arsymiti do të shpik Ardian Gola për punësimet në KEK.

    “A e mbani mend?! Ju nuk kuptoni kur akuzoni, thoshte. Tek ne, rregull eshte profesionalizmi, kurse afersia familjare aksident”, shkruan ai.

    Në fund, Hyseni përmend edhe listat e Veteranëve.

    “Tash qe e kemi monopolizu kuptimin e abuzumit, hajde flasim pak per listat e veteraneve…”, përfundon statusi i tij.

    Gazeta Insajderi raportoi të dielën për një varg punësimesh “me të njofshëm” në KEK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark