Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thënë se me Serbinë ose bëhet dialog ose luftohet, nuk ka gjendje të mesit.
Këto komente ai i bëri në mbledhjen e Komisionit për Siguri, duke theksuar se status quo-ja, në raportet Kosovë -Serbi, prodhon ngecje dhe frustrim.
“E frustrimi i njerëzve mund të prodhojë konflikt”, ka shtuar ministri Hyseni.
Gjithashtu ministri i Punëve të Brendshme ka folur edhe për ndaljen e Haradinajt në Francë.
“Ndalja e Haradinajt në Francë, në bazë të një flet arresti të lëshuar nga Serbia, është e papranushme”, ka thënë Hyseni.