Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, shpalosi pjesë nga koncepti modern “Ekonomia Llapjane Për Tregun Evropian”.
Këtë koncept, Hyseni e bëri të ditur gjatë vizitës së tij pranë biznesit “Duglas”, nga ku tha se ne do t’i fuqizojmë dhe do ti ndihmojmë bizneset që t’i rrisin kapacitetet dhe të shtrihen në tregun evropian e botëror.