Hyseni thotë se mbështetja e grave ka qenë forca më e madhe e punës së tij - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Hyseni thotë se mbështetja e grave ka qenë forca më e madhe e punës së tij

    Insajderi
    06 October 2025 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me gratë dhe zonjat e qytetit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit.

    Në këtë takim, Hyseni vlerësoi lart rolin e grave në shoqëri dhe kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e komunitetit.

    “Gjatë këtyre katër viteve të bashkëqeverisjes, kam pasur nderin të bashkëpunoj ngushtë me shumë gra të forta, të përkushtuara dhe vizionare, të cilat kanë dhënë shumë për komunitetim tonë. Mbështetja e tyre ka qenë dhe mbetet forca më e madhe e punës sime,” tha Hyseni.

    Ai theksoi se përfshirja e grave në jetën publike dhe vendimmarrje është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të Gjilanit, duke shtuar se puna e përbashkët do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm.

    Takimi u mbyll me mesazhin për unitet dhe fitore në zgjedhjet e 12 tetorit, nën moton “Bashkë për Gjilanin”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark