Hyseni viziton zjarrfikësit në Gjilan: Aneksi i ri i objektit, do t’u mundësojë kushte më të mira zjarrfikësve - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Hyseni viziton zjarrfikësit në Gjilan: Aneksi i ri i objektit, do t’u mundësojë kushte më të mira zjarrfikësve

    Insajderi
    07 October 2025 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, takuan ekipin e zjarrfikësve të Gjilanit.

    “Bashkë biseduam për projektet e realizuara: nga shkallët hidraulike, veturat e reja, sistemi i ngrohjes e deri te sistemi i avancuar i komunikimit, si dhe investime të tjera që kanë përmirësuar dukshëm kushtet e punës”, tha Alban Hyseni.

    I pari i Gjilanit, theksoi se diskutuan edhe për sfidat e mbetura dhe për finalizimin e aneksit të ri të objektit, që do të mundësojë kushte edhe më të mira për ekipin tonë të zjarrfikësve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark