Hyseni zhvillon disa takime: Jemi krenarë me bizneset gjilanase që me punë dhe përkushtim po i japin vlerë komunitetit tonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hyseni zhvillon disa takime: Jemi krenarë me bizneset gjilanase që me punë dhe përkushtim po i japin vlerë komunitetit tonë

    Insajderi
    10 October 2025 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, ka vizituar sot disa biznese në këtë komunë.

    Ai fillimisht ishte në OJQ-në “Duart e Arta Zoja”, ku u takua me gra e vajza që me pasion punojnë artizanate të ndryshme.

    Atyre u premtoi mbështetje.

    “Bashkë me kandidaten për Asamble, Leonora Morina-Bunjaku, vizituam OJQ-në “Duart e Arta Zoja”, ku patëm kënaqësinë të takojmë shumë gra e vajza që me pasion punojnë artizanate të ndryshme. Këto gra janë shembull frymëzues i forcës, kreativitetit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore. Do të vazhdojmë t’i mbështesim iniciativat që fuqizojnë gruan, promovojnë artin vendor dhe e mbajnë gjallë kulturën tonë”, tha ai.

    Hyseni më pas vizitoi një ordinancë stomatologjike.

    “Bashkë me kandidatin për Asamble, Arianit Sadiku, vizituam ordinancën MujaDent. MujaDent është një emër i njohur në fushën e shëndetit oral, ku ordinanca stomatologjike ofron shërbime dentare tash e 4 vite, ndërsa laboratori ka mbi 25 vite përvojë. Të dyja janë të pajisura me teknologjinë më të avancuar dhe ofrojnë shërbime të plota e profesionale në trajtimin dhe punimin e dhëmbëve, duke garantuar cilësi dhe kujdes të lartë për pacientët. Jemi krenarë me bizneset gjilanase që me punë dhe përkushtim po i japin vlerë komunitetit tonë”, ka shkruar Hyseni.

    Kandidati për kryetar ka qëndruar edhe në një biznes tekstili që ka kryesisht gra të punësuara.

    “Vazhduam takimet me bizneset vendore, këtë herë tek Klas Fashion. Bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes, Luan Aliu, dhe kandidatin për Asamble, Kushtrim Ibrahimi, pamë nga afër punën e madhe që bëhet aty, kryesisht nga gratë e angazhuara me përkushtim e profesionalizëm. Firma Klas Fashion merret me prodhimin tekstil, konkretisht me qepjen e fustanave me shumicë dhe pakicë. Ky biznes vepron që nga viti 2009 dhe sot punëson 25 gra, të cilat me punën e tyre po kontribuojnë në ekonominë e qytetit tonë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark