Hysni Gucati viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Lufta jonë ka qenë e pastër… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hysni Gucati viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Lufta jonë ka qenë e pastër…

    Insajderi
    24 June 2025 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka takuar sot ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës.

    Sipas njoftimit, përmes kësaj vizite, Gucati ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm të OVL-UÇK-së për luftëtarët e lirisë që po përballen me një proces të padrejtë dhe politik.

    Ai ka theksuar se beteja e tyre nuk është vetëm personale, por një sfidë për dinjitetin dhe drejtësinë e gjithë luftës çlirimtare.

    “Nuk do të ketë kurrë drejtësi të plotë pa drejtësi për UÇK-në. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, dhe kjo e vërtetë nuk shuhet kurrë”, thuhet më tej në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark