Hyzer Rizani, kandidati i PDK;së me numër 60 ka ironizuar me fushatën e Albin Kurtit dhe bërtimat e tij nëpër tubime.
Ai ka thënë se pa bëtima, PDK ka një vizion të qartë për Kosovën.
Postimi i plotë:
Pa bërtima por me vizion të qartë për Kosovën, siç na kanë mësuar në rrugëtimin politik çlirimtarët tanë.
Në Pjetërshticë të Shtimes, me dashurinë e respektin e nipit te dajtë, mora energji e përkrahje të jashtëzakonshme.
Këtu nisi gjithçka nga bankat e shkollës, e këtij vendi i kam borxh shumë. Në Kuvend do të jem zëri i atyre që u harruan nga pushteti, zëri i Shtimes e Lipjanit e gjithë Kosovës.