Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Hyzer Rizani, me numër 60 në listën votuese, është takuar me kryetarin e PDK’së në Jashanicë.
Përmes një postimi në Facebook ai njoftoi se bënë një bashkëbisedim për të ardhmen.
“Sonte bashkë me kryetarin Memli Krasniqi, u takuam në Jashanicë me ftesë të Sokol Bashotës dhe Fadil Millakut. Bashkëbisedim plot energji dhe vizion për të ardhmen, me një mision të vetëm për një Kosovë që mundet ma mirë”, u shpreh Rizani.