Hyzer Rizani, kandidat për deputet nga PDK, është shfaqur së bashku me kryetarin e kësaj partie Memli Krasniqi.
Ai shkroi se koha i kontribuoi rritës dhe zhvillimit tonë politik.
“Koha i kontribuoi rritës dhe zhvillimit tonë politik që nga rinia demokratike. Formësimi nga rinia demokratike deri te lidershipi siç është kryetari ynë Memli Krasniqi dhe ne bashkëveprimtarët na qelikosi në qëndrime të jemi të palëkundur nga tabani kombëtar dhe shtetëror, pa ikur asnjëherë nga reformimi dhe edukimi politik për të mirën e përgjithshme”, tha ai.
Rizani shtoi se më e mira ka vetëm një emër- PDK.
“Na presin punë të mëdha të cilave nuk do t’ua kthejmë supet sikurse asnjëherë më parë. Së bashku me udhëheqësin dhe burrështetasin Memli Krasniqi dinjiteti politik dhe angazhimi individual por mbi të gjitha si ekip i konsoliduar, do të jetë zëri i arsyes qytetare pa dallim në Kuvendin e Kosovës. Këtë e presim me besimin e fituar më 9.02.2025.Na priftë e mbara për të bërë më të mirën”, ka shkruar kandidati për deputet.