Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hyzer Rizani, ka folur për rëndësinë e mbështetjes për sektorin privat dhe zhvillimin e arsimit në një takim me qytetarët e Baicës së Lipjanit.
Ai ka folur për vizionin e PDK-së duke shprehur mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministrin e ardhshëm.
“Në Baicë të Lipjanit bashkë me qytetarët folëm për vizionin e PDK-së dhe Bedri Hamzës si kryeministër i ardhshëm”.
“Kënaqësi të prezantoj para tyre programin për përkrahje të sektorit privat, bizneseve, e zhvillimet e investimet në arsim.”