Hyzer Rizani tregon se djali i ish-ushtarit Haradin Balës, po i qëndron pranë në fushatë – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Hyzer Rizani tregon se djali i ish-ushtarit Haradin Balës, po i qëndron pranë në fushatë

    Insajderi
    28 January 2025 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hyzer Rizani, me numrin 60, ka treguar se gjatë fushatës zgjedhore, djali i ish-ushtarit të UÇK-së Haradin Balës, Selman Bala po i qëndron pranë.

    Ai ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që ai është krahu i djathtë në këtë fushatë.

    “Selmani edhe pse i ri në moshë, është mishërim fantastik i familjes prej nga vjen, duke treguar edukatë, përkushtim e atdhedashuri të madhe në çdo punë që bën”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    I nderuar jashtëzakonisht shumë që këtë fushatë krah i imi i djathtë është djali i ish-ushtarit të UÇK-së Haradin Balës, Selman Bala.

    Selmani edhe pse i ri në moshë, është mishërim fantastik i familjes prej nga vjen, duke treguar edukatë, përkushtim e atdhedashuri të madhe në çdo punë që bën.

    Përkrahja e familjes Bala është përgjegjësi e krenari për mua. Përgjithmonë do ta kujtojmë sakrificën e Haradin Balës, guximin dhe vendosmërinë për të mbrojtur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark