
Një trup gjykues i Gjykatës Themelore në Gjilan, e ka dënuar me tri vjet burgim të akuzuarin F. B., për veprën penale të terrorizmit.
Aktgjykimi është shpallur pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari.
F.B., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 17 Shkurt 2015, i’u ka bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, e cila organizatë është shpallur terroriste nga Kombet e Bashkuara, ka njoftuar Gjykata në një komunikatë.
“Duke ju bashkuar kësaj organizate i akuzuari, ka kryer trajnimin teorik dhe praktik për përdorimin e armës së zjarrit AK-47 dhe bombës së dorës”.
Me këtë i akuzuari F. B. ka kryer veprën penale: organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist./Insajderi.com