I arratisur për 16 vite, del para gjykatës i dyshuari për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I arratisur për 16 vite, del para gjykatës i dyshuari për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës

    Insajderi
    18 July 2023 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është mbajtur seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Ilir Abdullahut, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza, i cili u arrestua të dielën në Batllavë, pas 16 vitesh në arrati.

    Gjytari i procedurës paraprake pritet që të marrë një vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

    “Është mbajtë seanca dëgjimore, i pandehuri ka dal para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe gjyqtari pritet të marrë një vendim”, tha Gashi për Insajderin.

    Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Ilir Abdullahu në bashkëkryerje edhe me të pandehurit A.B, F. A, Rr.A, si grup i organizuar nga i pandehuri E.S, të shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt, me dashje që të privojnë nga jeta T.R, për shkak se i njëjti, më parë në lokalin “Swiss Casino” në Prishtinë, e kishte rrahur E.S.

    “Me këtë në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 147 paragrafi 1 nën paragrafi 3 dhe 9 lidhur me nenin 23 të KPPK-së (Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark