Intervistohet në hetuesi, kush është Florent Tahiraj që ishte emëruar nga pushteti aktual si sekretar në Postën e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Intervistohet në hetuesi, kush është Florent Tahiraj që ishte emëruar nga pushteti aktual si sekretar në Postën e Kosovës

    Insajderi
    14 March 2022 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e tre ish- zyrtarëve të “Trafikut Urban” të intervistaurit sot nga Policia e Kosovës është edhe Florent Tahiraj, i emruar nga pushteti aktual si sekretar i Postës së Kosovë, shkruan Insajderi.

    Nga njoftimi i policisë së Kosovës, në kohen kur është kryer vepra për të cilën dyshohet se janë të përfshirë tre zyrtarët, Florent Tahiraj ka qenë në postin e Sekretarit të Trafikut Urban.

    Insajderi mëson se Tahiraj në zgjedhjet e fundi ka përkrahur Vjosa Osmanin dhe Listën Guxo që garoi bashkë me Vetëvendosjen.

    Pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, i dyshuari Tahiraj është emëruar sekretar në Postën e Kosovës nga pushteti aktual

    Vendimi për këtë ishte marrë nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, i cili po ashtu është emëruar nga Qeveria Kurti II dhe përbëhet nga persona të afërt me pushtetin aktual.

    Insajderi po ashtu raportoi se personat tjerë të dyshuar për  “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe përfshirje në “Konflikt interesi“ janë edhe ish-kryesuesi i bordit të drejtorëve në “Trafiku Urban”, Ruhan Beha si dhe Lulzim Rexhepaj, ish-kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Trafiku Urban”.

    Sipas burimeve të Gazetës, arsyeja e arrestimit të tyre ka të bëjë me blerjen indirekte të veturës personale të ish-kryesuesit me një çmim dyfishë më të lartë se sa çmimi i tregut.

    Ky burim i ka thënë Insajderit se Trafiku Urban e ka blerë veturën 13 mijë euro por me çmim të tregut ajo veturë bën diku 6 mijë euro.

    E policia e Kosovës ka arrestuar edhe menaxherin në një auto-sallon.

    “Personat e dyshuar me iniciale (deri sa ishin në pozita, tani nuk i ushtrojnë ato pozita); R. B. (Kryesues i Bordit të Drejtorëve të NPL “Trafiku Urban”), L. R. (Kryeshef i NPL “Trafiku Urban”), F. T. (Sekretar në NPL “Trafiku Urban”) dhe V. K. (Menaxher në një auto-sallon), kanë arritur që përmes marrëveshjeve dhe koordinimeve në mes vete, veturën që ka qenë në pronësi të Kryesuesit, ta shesin fillimisht në një auto-sallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ta blejnë të njëjtin për nevojat e NPL “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro me shtrenjtë se vlera reale”, thuhet në njoftimin e Policisë./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    20 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark