×
  • Lajme
  • Lajme

    I arrestuari për fajde në Gjilan shoqërohej me Kurtin, Osmanin e Ramën

    Insajderi
    21 June 2024 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës sot në Gjilan i ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Fajde dhe Detyrim”.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se të arrestuarit janë Mefail Shkodra dhe djali i tij, Edonis Shkodra.

    Ndaj tyre janë caktuar 48 orë paraburgim.

    I arrestuari Mefail Shkodra në disa fotografi të publikuara në Facebook shihet nën shoqërimin e figurave politike me ndikim të madh në Kosovë.

    Ai është fotografuar me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.

    Po ashtu, i njëjti ka foto edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

    Se a ka afërsi me ta apo janë vetëm foto çasti kjo nuk dihet.

    Sipas raportimeve të deritanishme në kërkim për veprën penale “Fajde dhe Detyrim” janë edhe Albert Rexhepi i njohur si “Albert Malisheva” si dhe vëllai i tij. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark