Albert Rexhepi apo i njohur ndryshe si “Albert Malisheva”, me 24 qershor ishte arrestuar si i kërkuari i tretë për rastin e fajdeve në Gjilan. Malishevës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak deri më datë 24 korrik. Gazeta Insajderi ka siguruar një fotografi të Albert Malishevës në shoqërimin e tre policëve me grada.
Albert Malisheva ishte shpallur në kërkim që ditën kur u arrestuan babë e birë, Mefail e Edison Shkodra.
Në dosjen të cilën e ka parë Insajderi janë dhënë edhe detaje se si është dëmtuar viktima në anën financiare nga të dyshuarit. https://insajderi.org/e-detyruan-ta-mbylle-dhe-ta-shes-kompanine-policia-jep-detaje-per-aksionin-kunder-fajdeve/
Gazeta Insajderi poashtu ka raportuar se Malisheva përveç aktivitetit me fajde që po dyshohet, ka pasur edhe aktivitet partiak. Malisheva është mbështetës i madh i LDK-së dhe Lutfi Hazirit.
Jo vetëm me aktivitete partiake, Albert Malisheva, i dyshuar për fajde ka pasur një shoqëri të gjerë edhe me zyrtarë policorë.
Gazeta Insajderi ka siguruar një fotografi ku Malisheva shihet me tre zyrtarë të pozitave të larta policore.
Në foto shihen Albert Malisheva, me Metush Arifin, zyrtar policor i njësisë së reagimit të shpejtë, Bekim Sabedini, rreshter regjional, dhe Qemajl Veleknica, njësiti i mbrojtjes së afërt.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, për të marrë një koment se cila është lidhja e Malishevës me tre zyrtarët e lartëpërmendur dhe a do të ndërmerret ndonjë veprim ndaj tyre.
Por, Policia nuk i janë përgjigjur pyetjeve të Gazetës, vetëm kanë përsëritur konfirmimin për arrestimin e Malishevës.
Insajderi.org