I arrestuari për prerje te drunjve në Prizren | Kandidat i PDK-së për asmble, Insajderi sjell detaje nga lidhjet e tij me këtë parti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    I arrestuari për prerje te drunjve në Prizren | Kandidat i PDK-së për asmble, Insajderi sjell detaje nga lidhjet e tij me këtë parti

    Insajderi
    27 January 2022 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës orë më parë kishte raportuar për arrestimin e zyrtarit të Komunës së Przrenit, Izet Osnamaj që dyshohet se ka mundësuar prerjen e 60 metrave kub dru, të cilat iu dhanë një kompanie private, ndonëse Drejtoria e Shërbimeve Publike kishte kërkuar që të dërgohen në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë.

    Përmes dëshmive të siguruara, Insajderi ka marrë vesh se Osmanaj në vitin 2013 ishte kandidat i PDK-së në Prizren për Asamblenë Komunale.

    Madje në një fotografi, të siguruar nga Insajderi, ai shihet duke festuar bashkë me asamblistin aktual të PDK-së në Prizren, Alban Bislimaj.

    Po ashtu në zgjedhjet e fundit për kryetar të Komunave, Osmanaj kishte shkuar në zyre për ta uruar kryetarin Shaqir Totaj për fitore.

    Prokuroria ka bërë të ditur se  masa drunore për momentin është në proces të sekuestrimit të përkohshëm, ndërsa i dyshuari pas intervistës në prezencë të mbrojtësit, me aktvendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark