I ashpër ndaj Biden, Trump: Kosova dhe Serbia ishin në prag lufte unë e ndalova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I ashpër ndaj Biden, Trump: Kosova dhe Serbia ishin në prag lufte unë e ndalova

    Insajderi
    16 June 2025 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar një rikthim në çështjen Kosovë-Serbi.

    Gjatë ditës së djeshme, Trump deklaroi se gjatë mandatit të tij të parë ka arritur ta parandalonte një konflikt të mundshëm mes dyja vendeve, që sipas tij ishte afër një shpërthimi.

    “Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përballeshin me forcë, ashtu siç kanë bërë për dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË”, tha ai.

    Më tej, ai kritikoi ish-presidentin Joe Biden, duke thënë se vendimet e tij kanë dëmtuar perspektivat afatgjata për paqe në rajon, por premtoi se do ta rregullojë këtë situatë.

    “Unë e ndalova. (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe), por do ta rregulloj përsëri”, tha Trump.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark