Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Washington është takuar me senatorë e kongresistë amerikanë të dy kampeve politike, të cilët kishin qenë zëri i Kosovës në kohët më të vështira për vendin.
Osmani në profilin e saj në “facebook” ka shkruar se i ka falënderuar të njëjtit për kontributin e tyre përgjatë viteve për Kosovën dhe për forcimin e aleancës në mes të Kosovës dhe SHBA-së.
“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës.