Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në Klinë pasi ka rrahur nënën dhe motrën e tij.
Të dyja kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe motrën e tij. Viktimat kane pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.