I biri i gjuajti me armë zjarri për festën e Vitit të Ri - flet për Insajderin Bali Muharremaj: Video është përsëritur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I biri i gjuajti me armë zjarri për festën e Vitit të Ri – flet për Insajderin Bali Muharremaj: Video është përsëritur

    Insajderi
    10 January 2022 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video e cila po qarkullon në media e në të cilën shihet djali i kryetari të Suharekës, Bali Muharremajt, Gjelbërimi ka bërë bujë. I njëjti shihet duke shtënë me armë zjarri për festën e Vitit të Ri, veprim i ndaluar ligjërisht.

    Në lidhur me rastin Gazeta Insajderi, ka telefonuar kryetarin, Bali Muharremaj. Ai ka thënë se video është përsëritur teksa nuk ka mohuar se ndodhet edhe djali i tij në ato pamje.

    Muharremaj ka shtuar se nuk i vjen mirë për veprimin e djalit të tij, kurdo që ka ndodhur.

    “Unë vitin e ri e kam prit në shesh, kjo video që e pashë unë ka qenë para 3 vjete në qarkullim do të thotë veç është përsërit, mirëpo unë që tre vite, vitin e ri nuk e kam prit në shtëpi e kam prit në shesh në Suharekë, me policinë me zjarrëfikësat e emergjencën. Sidoqoftë nuk më vjen mirë. Nuk është vepër e mirë”, ka thënë Muharremaj për Insajderi.

    I pyetur se a ka qenë për pushime djali i tij në Kosovë pasi siç është raportuar në media Gjelbrim Muharremaj jeton dhe vepron në Amerikë, Muharremaj ka insistuar duke thënë që ai nuk ka festuar Vitin e Ri në shtëpi.

    Ndërkohë, video ishte publikuar nga vet Gjelbrim Muharremaj në llogarinë e tij në Instagram teksa ka shkruar, “Mënyra e vjetër Iliriane. Bijtë e Dardanisë ju urojnë Vitin e Ri”.

    Theksojmë se përkundër thirrjeve e apeleve nga ana e Policisë së Kosovës, sërish edhe këtë fundvit ka pasur raste të festës me armë zjarri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark