I biri i Messit në hapat e babait, shënon 11 gola në një ndeshje – Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    I biri i Messit në hapat e babait, shënon 11 gola në një ndeshje

    Insajderi
    06 February 2025 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Thiago Messi, i biri i fituesit tetë herë Topit të Artë Lionel Messit, duket se po shkon hapave të babait të tij.

    Duke luajtur si sulmues dhe me numrin ’10’ në shpinë, djali i Leo Messit tashmë po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij në fushë.

    Thiago ka pasur një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e U13-shave të Inter Miamit kundër Atlanta United. Ai ka shënuar 11 gola në këtë ndeshje, sipas Sport, përcjell Insajderi.

    Pra, nga rezultati 0-12, të 11 golat i kishte shënuar Thiago Messi.

    Nuk ka dyshim se ai ka ende rrugë të gjatë për të bërë, por Thiago Messi tashmë po tregon shenja për t’u bërë një futbollist i nivelit të lartë në të ardhmen. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark