×
  • Lajme
  • Lajme

    I biri i Ramiz Kelmendit, Egzoni shpallë kandidaturën për deputetët nga radhët e AAK-së

    Insajderi
    02 November 2024 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egzon Kelmendi ka njoftuar se do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2024, nga radhët e AAK-së.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Egzon Kelmendi, ka deklaruar se zgjodhi anëtarësimin në këtë subjekt politik “duke vlerësuar se kjo parti përfaqëson vlerat dhe vizionin të cilave u beson”.

    “Me këtë anëtarësim, kam vendosur të kandidoj si deputet, i përkushtuar për të sjellë ndryshime që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës”, ka shkruar Kelmendi.

    Edhe Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, ka njoftuar se Egzon Kelmendi do të jetë pjesë e listës së Aleancës si kandidat për deputet.

    Sipas ish-kryeministrit, Elkos Group, e udhëhequr nga familja Kelmendi, është shembull i shkëlqyer i sipërmarrjes vendore dhe shtyllë e rëndësishme e ekonomisë kosovare.

    “Egzon Kelmendi, duke ndjekur gjurmët e babait të tij Ramizit, ka treguar se si inovacioni dhe shpirti ndërmarrës mund të çojnë në zgjerim të biznesit dhe depërtim në tregjet e huaja,” deklaroi Haradinaj në një postim në Facebook.

    Kujtojmë, se Egzoni është i biri i biznesmenit Ramiz Kelmendi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark