I blenë karrocë ‘Lamborghini’ djalit të tyre, burri i Dafina Zeqirit kapet keq me komentuesit: Ejani për një Golf 2 ... - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    I blenë karrocë ‘Lamborghini’ djalit të tyre, burri i Dafina Zeqirit kapet keq me komentuesit: Ejani për një Golf 2 …

    Insajderi
    17 April 2025 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, i kanë blerë karrocë ‘Lamborghini’ djalit të tyre.

    Kjo karrocë e veçantë në vlerë mbi katër mijë euro mori vëmendjen e të gjithëve.

    E më së shumti pati reagime në rrjete sociale, ku shumë nga njerëzit e kritikuan duke e cilësuar si një shpenzim kot.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Karrocë për fëmijë lambo është e tepruar si pas meje nuk do të thotë që ke para e që duhet t’i shpenzosh të gjitha, nuk ka kuptim se fëmijë është”, ka shkruar një nga komentuesit.

    E burri i Dafinës ia ktheu: “Krejt ju që po e luani ekspertin nuk bën ashtu nuk bën kështu, ejani ju adoptoj për nga një Golf 2 të kuq”.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Një tjetër komentues tha: “Mendjemadhësia ndonjëherë është shumë e keqe kur e tregon se kush je. Unë mendoj se është e tepruar një karrocë fëmijësh kaq të shtrenjtë ku ndërkohë ka familje që nuk kanë fare”.

    Kreshniku shtoi: “Tash ata që nuk kanë a mos me pas krejt a si ke dëshirë? Ata që nuk kanë, nuk ua kemi marrë ne. Ne me lekë tonat po jetojmë. Mos u merakosni ju hiç kush ka e kush nuk ka, ne ndihmat nuk i publikojmë”.

    Foto: Screenshot/Instagram


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark