I bleu djalit karrocë “Lamborghini” me vlerë mbi 5 mijë euro, Dafina ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    I bleu djalit karrocë “Lamborghini” me vlerë mbi 5 mijë euro, Dafina ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit

    Insajderi
    19 April 2025 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, i kanë blerë karrocë ‘Lamborghini’ djalit të tyre, i cili pritet të vijë në jetë pas pak muajsh. Ka qenë vetë këngëtarja ajo e cila ka publikuar një foto të karrocës së markës “Lamborghini”, shumë pranë makinës së saj, të po të njëjtës markë.

    Por, kjo karrocë e veçantë në vlerë 5500 euro mori vëmendjen e të gjithëve. Më së shumti pati reagime në rrjete sociale, ku shumë nga njerëzit e kritikuan duke e cilësuar si një shpenzim të panevojshëm.

    “Karrocë për fëmijë ‘Lambo’ është e tepruar si pas meje nuk do të thotë që ke para e që duhet t’i shpenzosh të gjitha, nuk ka kuptim se fëmijë është”, ka shkruar një nga komentuesit, ndërsa nuk u vonua dhe përgjigjja nga bashkëshorti i Dafinës, Kreshniku. “Krejt ju që po e luani ekspertin nuk bën ashtu, nuk bën kështu, ejani ju adoptoj për nga një “Golf 2” të kuq”, ka shkruar ai.

    Po komentet për karrocën dhe vlerën e saj marramendëse nuk mbetën me kaq, pasi ndjekësit e tjerë të tyre i kritikuan për blerjen.

    “Mendjemadhësia ndonjëherë është shumë e keqe kur e tregon se kush je. Unë mendoj se është e tepruar një karrocë fëmijësh kaq të shtrenjtë ku ndërkohë ka familje që nuk kanë fare”, ka shkruar një tjetër komentues.

    “Tash ata që nuk kanë a mos me pas krejt a si ke dëshirë? Ata që nuk kanë, nuk ua kemi marrë ne. Ne me lekët tonat po jetojmë. Mos u merakosni ju hiç kush ka e kush nuk ka, ne ndihmat nuk i publikojmë”, u përgjigj sërish Kreshniku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark