Një shtetas i huaj është gjetur nga ekipet e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës. ShKShMK doli mbrëmë në orët e vona për ta kërkuar atë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga ShKShMK, ku thuhet se shtetasi i huaj kishte mbetur i bllokuar në një greminë ndër majen e livadheve, shkruan Gazeta Insajderi.
“Pas një kohë të shkurtë është bërë lokalizimi i personit të humbur, i cili kishte mbetur i bllokuar në një greminë ndër majën e Livadheve. Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë stabile, por në mungesë të veshmbathjes adekuate ka patur të ftohtë”, thuhet në njoftim.
“Të humburit i është dhëna ndihma e parë duke e ngrohur dhe ushqyer, pastaj është evakuar deri te patrulla e policisë në qendrën skitare të Brezovicës”, vijon njoftimi.
“Apelojmë te gjithë bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve në RKS dhe rajon që të kenë kujdes në planifikimin e aktiviteteve të tyre dhe të posedojnë pajisje adekuate”. /Insajderi.org/