I buzëqeshur, kollaren me flamurin kuqezi – kështu e priti Haradinaj dënimin nga Tribunali në Hagë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I buzëqeshur, kollaren me flamurin kuqezi – kështu e priti Haradinaj dënimin nga Tribunali në Hagë

    Insajderi
    18 May 2022 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjakftohtë, dy krerët e veteranëve të luftës e kanë pritur dënimin ndaj tyre me katër vjet e gjysmë nga Tribunali Special në Hagë.

    Pas një viti e gjysmë qëndrimi në paraburgim, dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me katër vjet e gjysmë burg dhe 100 euro gjobë.

    Nasim Haradinaj, me një kollare me flamurin kombëtar të shqiptarëve dhe i buzëqeshur po e priste dënimin ndaj tij, pak minuta pasi shoku i tij e mori dënimin.

    Ai po buzëqeshte derisa gjyqtari në Hagë po ia lexonte akuzat, për të cilat gjykata atje e ka gjetur fajtor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark