I caktohet masa e paraburgimit babait nga Podujeva i cili dyshohet se vrau djalin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    I caktohet masa e paraburgimit babait nga Podujeva i cili dyshohet se vrau djalin

    Insajderi
    15 June 2022 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naim Ismajlit nga Podujeva i është caktuara masa e paraburgimit, ai dyshohet se të hënën e 13 qershorit vrau djalin e tij.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.S për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale.

    “…veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit e ka aprovuar si të pa bazuar dhe të njëjtit i  ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, me rastin e vlerësimit të rrethanave për caktimin e masës së paraburgimit  vlerësoi se me ndonjë masë tjetër alternative, nuk mund të arrihet  zhvillimi i suksesshëm i procedurës penale, përkatësisht shmangien e rrezikut për ikje si dhe ndikimi në deklarimet e dëshmitarëve dhe mbledhjen e provave materiale në këtë çështje penale.

    Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark