Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë kishte raportuar se i dashuri i saj i cil jeton jashtë vendit e kishte kanosur përmes rrjeteve sociale.
Sipas raportit, viktima nuk ka pranuar strehim dhe është kthyer tek familja e saj.
Tutje, policia njofton se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti është në hetime.
“Gjakovë 06.03.2023 – 14:51. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj i cili është jashtë shtetit. Viktima nuk ka pranuar të strehohet dhe është kthyer tek familja e vajzërisë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport