I dashuri e plagosi në hotel dhe iku, 23 vjeçarja: Po festonim Vitin e Ri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I dashuri e plagosi në hotel dhe iku, 23 vjeçarja: Po festonim Vitin e Ri

    Insajderi
    03 January 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 23-vjeçare është plagosur me armë zjarri këtë mëngjes rreth orës 09:20 në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë.

    Fatbardh D. nga Sukthi, i cili e qëlloi 23 vjeçaren, iku nga vendi i ngjarjes duke e lënë të plagosurën aty.

    E plagosura që është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ka deklaruar se është qëlluar padashje nga i dashuri me të cilin ishte në hotel.

    Sipas saj, ai ka qenë i dehur dhe arma i është shkrepur pa dashje.

    Largimi nga vendi i ngjarjes është një rrethanë që e rëndon më tej pozitën e autorit të dyshuar për plagosje, ndërsa për policinë rrethanat e krimit janë ende të paqarta.

    Postblloqe janë ngritur për kapjen e 32-vjeçarit në bashkëpunim me policitë e zonave fqinje me Durrësin.

    Çifti ka qenë për të festuar nisjen e vitit të ri, por është përfshirë në një ngjarje kriminale që pret të zbardhet më tej nga grupi hetimor./TCH


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark