Një rast i sulmit të personit zyrtar është raportuar në komunën e Shtërpcës, shkruan Gazeta Insajderi.
Një person i dehur në një kafiteri të qytetit e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
Polici është dashur të marrë trajtim mjekësor, derisa i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Shtërpce / 27.08.2024-21:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar në gjendje të dehur pasi që i njëjti, në një lokal-kafiteri ka sulmuar zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Shtërpce, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.