I dehuri mbytë me veturë 25 vjeçaren në oborr: Sapo ishte martuar e do shkonte në Angli, familja pa gjithçka - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I dehuri mbytë me veturë 25 vjeçaren në oborr: Sapo ishte martuar e do shkonte në Angli, familja pa gjithçka

    Insajderi
    31 August 2022 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marjana Sahitaj nga Shqipëria kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe vetëm pak ditë e ndanin nga ëndrra e saj për të ikur bashkë më bashkëshortin në Britanin¥ e Madhe, por një shofer i droguar me shpejtësi tepër të madhe i hyri në oborr të shtëpisë duke e shtypur për vdekje.

    E gjitha ngjarja ndodhi në fragmente sekondash duke mos i lënë mundësi 25-vjeçares që të shmangej.

    Shoferi 40-vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë.

    Edhe pse familjarët e morën me urgjencë dhe e dërguan në spital, ajo nuk mundit të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.
    40-vjeçari Sajmir Thaçi rezultoi se ishte i droguar teksa drejtonte makinën me të cilën i mori jetën të resë.

    Babai i të ndjerës tregon se e pa ngjarjen dhe se të bijën e gjeti poshtë portës. Bashkë me djemtë ai e dërgoi në spital, por pa mundur ta mbajnë në jetë. /Gazetatema


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark