Një person ka raportuar në polici se i është dëmtuar vetura.
Ai tha se persona të panjohur e kanë kërcënuar edhe përmes një letre.
Rasti ka ndodhur të shtunën në Podujevë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar veprën e rastit i cili vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.