×
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    I dënuar | Njeriu i Kurtit vazhdon të rrijë në krye të AKP-së e ta synoi postin e të parit të ATK-së

    Insajderi
    04 December 2024 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është i dënuar nga Gjykata. Ligji për Agjencinë e privatizimeve është i prerë në këtë pikë: që nuk mund të rrijë në bord njerëzit e dënuar, por Mentor Hyseni, njeri që e mbështet Kryeministri Albin Kurti vazhdon ta mbaj postin e Kryetarit të Bordit. Madje vazhdon edhe garën për tu bërë kryesori i Administratës Tatimore. E pse u dënua ai? Ai i tha Kuvendit që fajin e kanë Burimet Njerëzore në AKP. Insajderi sjell detaje

    Gazeta Insajderi

    Mentor Hyseni, një kuadër i partisë në pushtet është lavdëruar edhe nga vet Kryeministri Albin Kurti. Ai aktualisht është kryetar bordi në Agjencinë e Privatizimeve (AKP). Po qëndron në këtë pozitë edhe pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar.

    “Asnjë person nuk mund të bëhet ose të mbetet Drejtor nëse: 6.1.është dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale që ngërthen elemente të mashtrimit, pas një procedure përkatëse dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe Kosovare”, thuhet në ligji për AKP-në (nr. 04/L-034) versioni i fundit, ai i vitit 2018, tek neni 12, pika 6, që flet për përbërjen e bordit.

    Por, Hyseni vazhdon ta mbaj këtë pozitë, për të cilën në deklarimin e fundit të psurisë ka thënë që afro 25 mijë euro pagë vjetor.

    Ai merr edhe afro 20 mijë euro të tjera si pagë vjetore nga kompania private “Lux Development”, pozita: “Këshillimi i Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës”, thuhet në deklarimin që u publikua këtë vit.

    Ai mori më 2023 edhe mbi 6 mijë euro të tjera në vit nga dy angazhime që i kishte  në Shoqatën e Kontabilisteve dhe “German International Cooperation”.

    Ky zyrtar i paguar mirë nga buxheti i shtetit e institucionet publike, por jo edhe vetëm, dhe që ka mbështetjen e njeriut më të pushtetshëm në vend, Kryeministrit Albin Kurti, po vazhdon ambicien e tij që nga kontrolli i privatizimeve të kaloi të një agjenci tjetër shtetërore që ka qasje në financa milionëshe.

    Mentor Hyseni ia ka mësyrë postit të Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

    Por, a mund ta paralizoi fakti që ai është i dënuar nga Gjykata?

    Gazeta Insajderi e ka pyetur Agjencinë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, që ka për mandat dhënien e lejeve të sigurisë për pozitat e larta, sidomos në institucionet ligj-zbatuese siç është ATK-ja, por të njëjti deri tash nuk janë përgjigjur në pyetjet e Insajderit.

    Gazeta Insajderi në vazhdimësi, në raportimet për Hysenin, e ka kontaktuar të njëjtin, por ai nuk ka komentuar në asnjë rast.

    Në maj të këtij viti Ministria e Financave që drejtohet nga Hekuran Murati shpali konkurs për Drejtorin e ATK-së.

    Edhe pse nuk ka pasur kumtime publike, është raportuar se në garë janë rreth 10 kandidatë. Në mesin e tyre është edhe Mentor Hyseni.

    “Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është nën hetime (certifikata e marrë nga Policia e Kosovës apo nga gjykata kompetente, jo më e vjetër se sa data e publikimit të konkursit)”, është njëri nga kushtet.

    Edhe pse kishte dërguar pyetje, Gazeta Insajderi kurrë nuk ka marrë përgjigje nga Ministria që drejtohet nga Hekuran Murati që dënimi nga Gjykata a e pengon Hysenin në garën për Drejtor të ATK-së.

    Çka thuhet në vendimin e Gjykatës kundër Mentor Hysenit?

    Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin e Gjykatës në Prishtinë me të cilin më 1 nëntor 2023 është dënuar Mentor Hyseni.

    “ËSHTË FAJTOR | Sepse: Tani i akuzuari M.H se, në cilësinë e zyrtarit të lartë publikë, Anëtar i Bordit të Drejtorëve – Agjencia Kosovare e Privatizimit, Prishtinë, me dashje ka vepruar në kundërshtim me nenin 5 par. 1 të Ligjit për Deklarim, Prejardhjen dhe Kontrollimin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik, në atë mënyrë që i njëjti edhe pse ka qenë i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë në afatin e parapare ligjor (brenda 30 ditëve), i njëjti nuk e ka deklaruar pasurinë brenda këtij afati, përkatësisht nga 01 mars deri me 31 mars të vitit 2022, për vitin paraprak nga 1 janari deri me 31 dhjetor të vitit 2021”, thuhet në vendimin që e ka Insajderi.

    Sipas Gjykatës, Mentor Hyseni me këtë ka kryer veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Andaj, gjykata konform dispozitave ligkjore përkatës Gjykata e dënoi dënohet me gjobë në shumën prej njëmijë eurosh.

    Insajderi e ka pyetur Mentor Hysenin nëse ka bërë apelim të këtij vendimi, por i njëjti as në këtë pyetje nuk është përgjigjur.

    “Prokurori i Shtetit pas shqyrtimit të lëndës dhe analizimit të provave ka ngritur Aktakuzë pran Gjykatës Themeiore në Prishtinë kundër të pandehurit Mentor (Heset) Hyseni, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar muaj më parë  në një përgjigje për Insajderin Prokuroria Themelore e Prishtinës.

    Mentor Hyseni për dënimin e tij ia lë fajin Burimeve Njerëzore në AKP

    E, i pyetur nga Komisioni i Kuvendit të Kosovës që mbikëqyr punën e AKP-së, Mentor Hyseni për këtë dënim nuk e la aspak fajtor vetën. E la Departamentin e Burimeve Njerëzore në AKP.

    “Më 1 8 mars 2022, unë kam përmbushur obligimin tim duke bërë deklarimin e pasurisë plot 12 ditë para përfundimit të afatit ligjor. Këtë e kam bërë në adresën e burimeve njerëzore të AKP-së: [email protected] të cilën e kisha marr nga Burimet Njerëzore të AKP-së. Për fat të keq, më vonë rezultoi që është dashur ta dërgoj në një email adres tjetër (atë të AKK-së e cila ishte e bashkangjitur në email)”, thuhet në përgjigjen e tij për Kuvendin.

    Tre ditë më vonë, sipas tij, më 21 mars 2022, Burimet Njerëzore “më kontaktuan përmes emalit duke më udhëzuar, po citoj  Në email adresën [email protected] lutem e percjellni deklaratën e nënshkruar për njoftim rreth deklarimit të pasurisë (bashkangjitur)”, por pa më njoftuar për gabimin që kisha bërë, e për të cilin kisha edhe 9 ditë tjera për ta ri-dërguar sa herë që kishte nevojë. Si rrjedhojë, unë isha i bindur se e kisha përmbushur detyrën time në kohë dhe me përpikmëri”.

    Vetëm më 6 prill, thotë ai,  pas skadimit të afatit ligjor për deklarimin e pasurisë, “më kontaktuan zyrtarët nga Agiencia Kundër Korrupsionit duke më pyetur pse nuk e kisha dorëzuar formularin. Në atë moment kuptova që mund të kem bërë ndonjë gabim, dhe i pyeta se ku doni që të jua përcjell, dhe menjëherë e dërgova formularin në adresën që ata më siguruan, bashkë me sqarimin për dërgimin paraprak që e kisha bërë 12 para se të skadoj afati në adresën e gabuar.)”

    “Pas kësaj me datën 19 maj 2022 kamë kërkuar nga AKP-ja që të informoj edhe zyrtarisht Agjencinë Kundër Korrupsionit që vonesa ime kishte ndodhur si rezultat i një gabimi dhe si rrjedhojë Drejtori Menaxhues i AKP-së i ka shkruar AKK-së këtë shpjegim me të gjitha detajet që i kisha përcjellë në komunikimin që kishim pasur. Dhe pas kësaj unë nuk jam marr me këtë çështje”, thotë ai në një letër dërguar në Kuvend.

    Në vitin 2024 jam ftuar nga Gjykata, iu tregon deputëve Hyeseni, duke iu thënë që atij i kanë dorëzuar dënimin me gjobë për vonesën e shkaktuar.

    “Konsideroj që si rezultat i këtij keqkuptimi, Gjykata e trajtoi rastin dhe më shqiptoi një dënim gjobë prej 1000 euro, të cilën e kam paguar menjëherë. Ky dënim nuk ka pasoja të mëtejshme juridike, sipas nenit 93.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe Për këtë arsye nuk kam asnjë dënim penal në dosjen time”, thuhet në përgjigje.

    “Konsideroj se çështja e neglizhencës së burimeve njerëzore dhe sjellja me mirëbesim nga ana ime kane rezultuar me mos përmbushjen e detyrimeve ligjore sipas ligjit në fuqi për deklarimin kontrollin dhe prejardhjen e pasurisë”, thotë Hyseni./ Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark