I dënuar për mashtrim financiar, ky është turku që po kërkohej ndërkombëtarisht të cilin e kapi Policia e Shqipërisë në Morinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I dënuar për mashtrim financiar, ky është turku që po kërkohej ndërkombëtarisht të cilin e kapi Policia e Shqipërisë në Morinë

    Insajderi
    21 July 2025 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë kanë siguruar informacion për një shtetas në kërkim që po tentonte të hynte në Shqipëri nga Kosova.

    Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Kadir Kuçukologu, 35 vjeç, banues në Turqi.

    Nga verifikimet rezultoi se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Gjykata e Lartë për Krimet në Karsikaya, Turqi, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave, bankë ose institucion huadhënës”.

    Interpol Tirana ka vijuar me procedurat për ekstradimin e shtetasit turk Kuçukologu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark