×
  • Lajme
  • Insajderi

    I dënuar për tentim vrasje – kush është Elvis Kelmendi që po kërkohet nga Policia e Kosovës

    Insajderi
    08 October 2021 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Elvis Kelmendi, po kërkohet nga Policia e Kosovës për veprat penale mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe lëndim i rëndë trupor, shkruan Gazeta Insajderi.

    I pandehuri është i kërkuar për veprat penale mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe lëndim i rëndë trupor. Ai është i lindur me 03.05.1978 në Pejë.

    Elvis Kelmendi është i dënuar nga gjyqësia në Kosovë me 4 vjet për një krim të kryer në Sarajevë.

    Ai ishte shpallur fajtor nga drejtësia kosovare për vrasje në tentativë të një të riu boshnjak. Elvis Kelmendi kishte provuar ta vriste Elvis Hoxhiqin në nëntor të 2010 në Sarajevë duke shtënë të paktën shtatë herë në drejtim të tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    Rasti kishte ndodhur me 9 nëntor 2010 në kafe-barin “Band” që gjendet në rrugën Ismet Mujezinoviq” në Sarajevë rreth orës 23 e 50. Elvis Kelmendi kishte shtënë në Hoxhiqin me armë “Glock” kalibër 9.19 milimetra duke i shkaktuar lëndime trupore e duke ia rrezikuar jetën.

    “Derisa po kryente veprën i pandehuri ka vepruar pamëshirshëm dhe dhunshëm dhe me qëllim ka rrezikuar jetën e më shumë se një personi – aty ishin më shumë se 10 persona të pranishëm në kafe bar” – thuhej në aktakuzë.

    Kelmendi e pati pranuar fajësinë pasi një prokuror i EULEX-it ia kishte ndryshuar cilësimin juridik veprës nga vrasje e rëndë në tentativë që është e dënueshme minimumi 10 vjet burgim, në vrasje në tentativë.

    Elvis Kelmendi ishte shfaqur në publik në vitin 2019, ku përmes një video inçizimi kishte kërcënuar Demë Elshanin, me familjen e të cilit janë në hasmëri që 21 vite.

    Elvis Kelmendi ishte vënë në listën e zezë të SHBA-së si trafikant i drogës, së bashku me babain e tij Naser Kelmendin dhe vëllëzërit Besnikun dhe Liridonin.

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, e-mail adresa: [email protected]./Gazeta Insajderi/

    Përfshirja e djalit të Naser Kelmendit në konfliktin me Elshanët, ja çfarë  publikon tash Elvisi - Ballkani.info

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark