×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    I dënuar për terrorizëm, Murat Dermjani tash akuzohet për krime kundër njerëzimit

    Insajderi
    13 June 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai u dënua për terrorizëm. Po e vuante dënimin. Por, pak para se të dilte nga burgu, diçka tjetër i ndodhi. Prokuroria Speciale tashmë ka nisur një rast tjetër kujdër Murat Dermjanit. Ai tashmë po hetohet për “krime kundër njerëzimit”. Për Insajderin ka folur avokati i tij.

    Besnik Gashi

    Dejan Vasiq, avokati i Dermjanit e ka quajtur “njeriu më i privuar nga të drejtat” klientin e tij, teksa ka vënë në ndyshim provat e prezantuara nga prokuroria ndaj të dënuarit për terrorizëm.

    “Murat Dermjani, shtetas dhe qytetar i Kosovës, është njeriu më i privuar nga e drejta, të cilit i është mohuar çfarëdo prezantimi dhe deklarimi për të pavërtetat e shëmtuara që po akuzohen ndaj tij për të zbuluar se cilat janë provat dhe veprat për të cilat ai akuzohet. Të gjitha provat janë jashtëzakonisht të dyshimta të siguruara nga shërbimet e huaja inteligjente”, ka deklaruar Vasiq për Insajderin.

    Ai ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale po e akuzon Dermjanin për veprën penale “krime kundër njerëzimit”.

    “Unë do të kërkoj që të rishqyrtohet vendimi me të cilin procedura mbyllet për publikun dhe t’i mundësohet të akuzuarit që t’i tregojë gjithë opinionit të vërtetën e tij për akuzat e rreme që kanë dëmtuar reputacionin e tij dhe reputacionin e familjes së tij”, ka deklaruar tutje avokati i Dermjanit.

    Gjykata Themelore e Prishtinës në janar të 2019’ës i kishte shqiptuar dënim prej 5 vitesh burgim, Murat Dernjanit për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm.

    Dernjani e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste.

    Ai akuzohej nga Prokurorisë Speciale e Kosovës se gjatë vitit 2013 kishte udhëtuar drejt Turqisë duke marrë marr me vete gruan dhe djalin e tij me qëllim që t’i bashkohej ISIS-it.

    “Sipas aktakuzës, Dernjani, me qëllim që t’i bashkëngjitet grupeve terroriste në Siri, nga muaji mars 2013, me dëshirë, me vetëdije dhe me paramendim ka udhëtuar përmes rrugëve të ndryshme për në qytetin e Stambollit në Turqi. Pas një kohe së bashku me bashkëshorten A.D., dhe djalin e tij, janë vendosur në Kilis në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, prej nga ilegalisht arrin në qytetin Gaziantep, pastaj i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, organizatë kjo, që vepron në Siri dhe Irak”, thuhej në aktakuzë.

    Për Dernjanin dikur raportohej se kishte qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Lavdrim Muhaxherit.

    Aktakuza e Prokurorisë thoshte se ai ka qëndruar në Siri deri në gusht të vitit 2017, deri sa është tërhequr nga këto organizata dhe më pas iu është dorëzuar autoriteteve në Turqi. Ai më pas ka kërkuar të kthehet në Kosovë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark