
Tetë vite me parë, pasi ishte shpallur fajtor, po atë ditë i akuzuari Sali Lushaj e kishte kërcënuar prokuroren e rastit Valbona Disha Haxhosaj, shkruan Insajderi.
Pas 8 vitesh, gjykata e ka shpallur fajtor për kanosje duke e dënuar 8 muaj burgim.
“Duke u bazuar në këto rrethanat, si dhe me vetë pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, gjyqtari i çështjes të akuzuarin Sali Lushaj e ka shpallur fajtor për veprën penale për të cilën ngarkohet ngase në veprimet e të akuzuarit të përshkruara si në dispozitivin e këtij aktgjykimit formohen të gjitha elementet e veprës penale Kanosja nga neni 185“, shkruan në aktgjykimin e parë nga Gazeta Insajderi.
Sali Lushaj bashkë me djalin e tij Durimin, janë dënuar nga gjykata për vrasjen e dy vëllezërve në Shaptej te Deçanit.