“I dënuari po transportohej në spital”-Si ndodhi arratisja spektakolare? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “I dënuari po transportohej në spital”-Si ndodhi arratisja spektakolare?

    Insajderi
    13 January 2023 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut  ka dhënë detaje se si ka ndodhur arratisja e të burgosurit në Idrizovë, i cili ka ikur gjatë transportimit të tij për në spital.

    Sipas  MPB arratisja e të burgosurit nga “Idrizova” ka ndodhur para mesnatës.

    Katër zyrtarë të burgut e kanë shoqëruar për në spital të burgosurin. Në raport thuhet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në autostradë.

    “Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M. , nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i dënuari ia ka marrë armën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur I.H.. Më pas i dënuari është arratisur me një automjet pasagjerësh Audi”, thonë nga MPB.

    Punonjësi i plagosur i policisë së burgjeve është dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë mjekësore.

    “Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./Alasta.mk/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark