I dënuari sulmon brutalisht gjyqtaren pasi i mohoi lirinë me kusht – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I dënuari sulmon brutalisht gjyqtaren pasi i mohoi lirinë me kusht

    Insajderi
    04 January 2024 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjykatëse në Las Vegas u sulmua nga një kriminel gjatë seancës gjyqësore, pasi ajo vendosi t’i mohojë lirimin me kusht.

    Pamjet tregojnë momentin e frikshëm kur i dënuari Deobra Delone Redden u ngrit nga vendi ku po qëndronte dhe shkoi në stolin e gjyqtares Mary Kay Holthus për ta qëlluar. Ndërsa hidhet drejt gjyqtares së tronditur, Redden dëgjohet duke e ofenduar.

    Oficeri i policisë së bashku me gjyqtaren u përpoqën të shmangnin sulmin, por ai hodh mbi të dy dhe filloi të rrihte brutalisht. Gjyqtarja Holthus ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet.

    Oficeri i policisë u plagos gjithashtu dhe u desh të transportohej në spital pas sulmit brutal./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark