I dërgoi një burri 159,000 mesazhe pas takimit të parë, arrestohet gruaja nga Arizona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    I dërgoi një burri 159,000 mesazhe pas takimit të parë, arrestohet gruaja nga Arizona

    Insajderi
    09 February 2024 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua në Arizona dyshohet se i dërgoi një burri që takoi në një faqe takimesh më shumë se 159,000 mesazhe gjatë një periudhe 10-mujore pas vetëm një takimi. Jacqueline Claire Ades, e cila u akuzua për ndjekjen e burrit, u arrestua nga policia e Paradise Valley, në muajin maj.

    Në atë kohë, autoritetet pretenduan se ajo kishte dërguar 65,000 mesazhe pas takimit të tyre të vetëm, por dokumentet e policisë të bëra publike të premten tregojnë se Ades, 31 vjeç, dyshohet se dërgoi shumë mesazhe të tjera.

    Madje, policia i ka gjetur disa tekste shqetësuese si:⁠⁠ “Unë do të bëja sushi me veshkat dhe shkopinjt me kockat e duarve”. Kjo ka bërë që oficerët e policisë të dyshojnë se vuan nga ndonjë sëmundje mendore


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark