I dyshuar për dhunë në familje dhe përdorim të armës - Policia shpall në kërkim 20-vjeçarin nga Peja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuar për dhunë në familje dhe përdorim të armës – Policia shpall në kërkim 20-vjeçarin nga Peja

    Insajderi
    20 June 2025 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria rajonale e policisë në Pejë ka shpallur në kërkim 20-vjeçarin Elton Gjevukaj, nga fshati Bllagajë.

    Konform ligjit, policia ka publikuar fotografinë dhe përshkrimin e të dyshuarit, duke kërkuar nga qytetarët ndihmë për lokalizimin e tij.

    I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Dhunë nё familje”, “Mbajtje nё pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar tё armëve, “Përdorim i armës apo mjetit tё rrezikshëm”.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark