I dyshuar për krime lufte në Vushtrri, arrestohet në Merdarë nga Policia e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuar për krime lufte në Vushtrri, arrestohet në Merdarë nga Policia e Kosovës

    Insajderi
    17 August 2025 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nën dyshimet për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.S.

    Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, e arrestuan atë në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

    Sipas njoftimit, S.S. dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë.

    Brenda afatit të përcaktuar me ligj, ndaj tij do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark