Fitim Doda, i njohur me nofkën ‘Cuci’, i cili po qëndron në paraburgim, si i dyshuar për tentim-vrasjen në Kolovicë, ka festuar një ditëlindje ndryshe brenda qelisë së burgut.
Por, që ai ta ndjej pak festë në ditëlindjen e tij si duket janë përkujdesur shoqëria e tij, që nga jashtë kanë festuar ditëlindjen e të dyshuarit për tentim vrasje.
Miku i tij përmes një postimi në “Instagram”, i ka uruar ditëlindjen “Cucit” duke ndarë pamje nga gjuajtja e fishekzjarrëve pranë Qendrës se Paraburgimit.
“Urime shoki jem CUCI”, ishte teksti i vendosur në pamjet që ka ndarë miku i “Cucit”.
Fitim Doda dhe Arijan Sijarina dyshohen për tentim vrasjen në lagjen Kolovicë, ndërsa vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha po kërkohen për vrasjen e rëndë. /Insajderi.org/