I dyshuari për disa raste të vjedhjeve të rënda arrestohet në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuari për disa raste të vjedhjeve të rënda arrestohet në Gjilan

    Insajderi
    14 August 2024 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dyshuar H.I. është arrestuar sot në Gjilan për disa raste të vjedhjeve të rënda.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku janë gjetur prova të qëndrueshme se ai dyshohet të jetë i involvuar në këto vepra penale, pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Tutje, thuhet se Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark