Brenda disa ditëve rehati nuk pati në lagjen “Aktash” të Prishtinës.
Të shtëna me armë zjarri aty janë dëgjuar edhe dje.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:19 kur një person është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar nën drejtimin e armës.
Në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës u bë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurjes i dyshuari vazhdon të ndodhet në arrati.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari kosovar për motive të panjohura e ka sulmuar dhe i njëjti kishte përdorur edhe armën. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar”.